Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Komunës së Vitisë në Saint-Julien-en-Genevois, u zhvillua një vizitë në një shkollë publike, ku delegacioni u prit nga drejtuesit e shkollës dhe stafi arsimor.
Gjatë vizitës u prezantuan nga afër mënyra e organizimit të procesit mësimor, kushtet dhe hapësirat e shkollës, puna me nxënësit, si dhe praktikat që zbatohen në funksion të një procesi sa më cilësor edukativo-arsimor.
Vizita ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e arsimit, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois.
Falënderojmë drejtuesit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Këto takime janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive të reja për shkëmbim përvojash në fushën e arsimit.



