ARSIMI

Banorët e Karaqevës këmbëngulin që të mos u mbyllet shkolla

 

Banorët e fshatit Karqevë të komunës së Kamenicës, vazhdojnë të mos pajtohen me vendimin e kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati për mbylljen e shkollës “Arsim Thaqi” në Karaqevë të Poshtme, e cila numëron rreth 100 nxënës.

Selver Lenjani, kryetar i Këshillit të fshatit, ka theksuar se shkolla e fshatit është mbyllur më 14 shtator, kurse pikërisht për këtë arsye nxënësit nuk vijuan mësimin në shkollën e tyre, ngase tentohej që ata të zhvendoseshin në shkolla të tjera.

Lenjani thekson se shkolla e tyre është ndërtuar para 85 viteve me mjetet vetanake të fshatarëve, kurse është rinovuar gjatë vitit 1991-1992.

Sipas tij këtë shkollë nuk e ka mbyllur as Serbia në periudhat më të errëta të saj dhe se nuk do të lejohet që të mbyllet as tashti.

“Ne i kemi bërë  kërkesë me shkrim ministrit të arsimit Ram që të  na mbyllin ketë shkollë,  mirëpo nuk ka përgjigje as nga ministria dhe kemi protestuar  si banorë dhe i kemi bërë me shkrim edhe presidentit kërkesë që mos të na mbyllet kjo shkollë,  njeherit edhe kryeministrit Abdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanime kerkesë urgjente që të mos të na mbyllen këto shkolla në këto fshatra si  është në Karaqevë, Petrovc, Shipashnicë, Kopernicë, Krilevë, Strezoc,Sfirca, Tugjevci, Desivijca, Dazhnica etj. Kërkohet ndërhyrje  e shpejt që nëxënëssit të nisin mësimin dhe që të mos boshatisen fshatrat”, ka thënë Lenjani.

 

You Might Also Like