Futboll

Barazojnë Drita e Malisheva, të dyja shkojnë në Europa Conference League

Në ndeshjen që nuk kishte ndonjë peshë, Drita në fushë të vet ka barazuar me Malishevën 1:1 dhe ka vërtetuar vendin e tretë, që dërgon në Europa Conference League, ku ekipi kaltër e bardhë do të nis nga xhiroja e dytë. Me këtë barazim, si e katërta edhe Malisheva e arriti Conference Europa League, për herë të parë në historinë e saj dhe do të nis nga xhiroja e parë.

Të parët në epërsi erdhën mysafirët me sulmuesin më të mirë të tyre Rilind Hazrollaj në minutën 14, kurse ekipi i Dritës barazoi në pjesëlojën e dytë me Krasniqin në minutën 53./kryelajmi.com/.

You Might Also Like