Futboll

Barazojnë Gjilani e Ballkani, gëzohet Drita

Gjilani dhe Ballkani janë ndarë baras 2:2 në një ndeshje që mund të cilësohet si më e mira e tërë kampionatit.

Shumë emocione ka dhënë kjo ndeshje dhe në fund të dy ekipet u ndan me nga një pikë, rezultat ky që më së shumti për shtati i ka shkuar Dritës, e cila është shpallë kampione.

Në këtë ndeshje, Ballkani ka qarkulluar topin më mirë, kurse Gjilani lojën e tij e ka bazuar në topat e gjatë dhe lojën në ajër.

Të parët ishin gjilanasit që kanë shënuar pak para se të mbyllej pjesëloja e parë, në minutën 42, kur pas një shpërthimi të Razak nga e majta, ka qenë Kushtrim Shabani që nga afërsia ka futur topin në rrjetë.

Kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi në pjesëlojën e dytë ka luajtur lojë më ofanzive, duke rrezikuar më shumë, derisa Gjilani mundohej që me çdo kusht të ruaj epërsinë prej një goli. Krejt ky mund u shua për tre minuta. Fillimisht, në minutën 73 pas një Krasniqit nga e majta, Mirlind Daku nga afërsia ka barazuar rezultatin në 1:1. Dy minuta më pas, sërish shpërthim nga e majta dhe harkim në brendi e Jetmir Topalli me kokë ka qëlluar këndin e epërm të majtë të Haxhihamzës.

Ky gol ka shokuar të pranishmit dhe Gjilani disi u humb, i humbi edhe koncepti i lojës, por tetë minuta shtesë që dha gjyqtari sikur u dha krah futbollistëve të Gjilanit. Kur po luhej minuta e pestë e shtesës, afrikani Keita Razak me një gjuajtje të saktë përtokë ka qëlluar portën e Ruxhit dhe ka barazuar për rezultatin 2:2.

You Might Also Like