Futboll

Blerim Krasniqi nga SC Gjilani te CS Mioveni në Rumani

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar largimin e qendërsulmuesit Blerim Krasniqi, i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Rumani. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga klubi kuq e bardhë nga Gjilan, i cili ka falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë. Ja postimi i plotë i SC Gjilani:

Me momentet më të mira gjatë qëndrimit te Sport Club “Gjilani” falënderojmë futbollistin Blerim Krasniqi për kontributin e dhënë me fanellën kuq e bardh. 26 vjeçari do vijojë karrierën e tij futbollistike në kampionatin elitar të futbollit rumun te ekipi CS Mioveni.

Sport Club “Gjilani” njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi.
26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni.
Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun.
Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive.

You Might Also Like