Aridon Bllaca, ‘gardiani’ i portës është shprehur optimist para mediave në konferencën për shtyp në vigjilje të duelit kampional ndaj FC Ballkanit.
Aktualisht numri një i portës ka theksuar se rezultatet e fundit e kanë motivuar ekipin, pasi që ndodhen në seri të mirë të ndeshjeve pa humbje.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë. Vijmë nga një ecuri e mirë e rezultateve. Jemi të fokusuar dhe presim rezultat pozitiv”.
Ndër të tjerash, Bllaca ka folur edhe për harmoninë në dhomat e zhveshjes, teksa ka theksuar:
“Atmosfera është shumë e mirë, pavarësisht që ndeshjen e fundit nuk morëm maksimumin e pikëve. Jemi të motivuar dhe premtojmë që gjithë së bashku do ta japim maksimumin për t’i arritur objektivat e klubit”.
Dueli i së dielës (ora 15:00) do jetë i katërti këtë edicion ndërmjet këtyre dy skuadrave, me një fitore të ekipit nga Suhareka dhe dy barazime pa gola.