Gjilan

Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan mbetet i bllokuar deri të hënën në ora 19:00

 

Gjilan, 30 gusht 2020 – Për shkak të temperaturave të larta, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, nga semaforët e deri tek Sahatkulla, mbetet i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme.

Rrjedhimisht, kjo rrugë do të mbetet e bllokuar deri të hënën, (31 gusht), në ora 19:00.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rrugë, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimore të Gjilanit.

You Might Also Like