Gjilan

DEGRADUESIT E QYTETIT NUK MUND TË NA NDALIN ME SHPIFJET E TYRE

Gjilan, 13 Nentor 2017

Në panik e sipër pushtetit nuk i mbetet gjë tjetër pos shpifjet e propaganda kundër nesh. Këto ditë po ndëgjojmë nga shumë qytetarë gënjeshtrat që po i hedh Lutfi Haziri e grupacioni i tij kinse me ardhjen e Lëvizjes në Komunën e Gjilanit do të rrënohen të gjitha ndërtimet.

Fillimisht, kjo është krejt e pa vërtetë. Ajo që kemi garantuar dhe garantojmë është zbatimi i plotë i ligjit dhe respktimi i plotë i planit rregullativ. Pra, aty ku aktualisht ndërtohet pa leje e kritere urbane prej nga fitojnë grupet kriminale të Lutfi Hazirit, ne do të kthejmë rendin dhe rregullin në Gjilan duke mos lejuar ndërtimet pa leje dhe pa kriter.

Në Gjilan ka shumë kompani të ndërtimit që punojnë në mënyrë të rregullt e të drejtë të cilët do ta kenë ndihmën dhe mbështetjen e komunës, mirëpo grupet kriminale të organizuara që janë të përfshira në korrupsion që nga tenderimi e deri te ndërtimi pa leje e pa kriter nuk do të kenë vend më në qeverisjen tonë.

Këta pushtetarë lejojnë ndërtimet pa leje për t’ju kërkuar para ndërtuesve në mënyrë që të përfitojnë materialisht nga po të njejtit ndërtues. Me qeverisjen time, lejet e ndërtimit do të shkojnë sipas kriterve dhe në anën e interesit publik. Taksat e ndërtimit do të kthehen në investime publike.

Ne kemi planin rregullativ që parasheh hapësirat për ndërtim. Ky plan është hapësira do ta respektojmë dhe prej nga çdo qytetar do të pajiset me leje për ndërtim.

Aty ku qeverisja është pa plan sigurisht se shpifjet vijnë me plan. Plani ynë është ta deshifrojmë këtë pushtet të korruptuar e kriminal dhe qeverisjen e planin ta bëjmë bashkë me qytetarin gjilanas.

 

You Might Also Like