Futboll

Deklaratat e Morinës dhe Tovërlanit pas ndeshjes

Arbnor Morina: “Kjo ishte një lojë e mirë për shikues. Fituam ndaj kampionit në fuqi, që ka individë cilësorë dhe të cilët luajtën një lojë shumë të mirë. Të dy palët luajtën lojë të  hapur, me tempo 90 minuta e me aksione të rrjedhshme. Ne e arritëm fitoren, ndoshta edhe patëm fat më shumë dhe mundi dhe puna që e bëmë në javët e kaluara na u shpagua”.

Afrim Tovërlani:  “Ne nuk i shfrytëzuam rastet, kurse morëm dënimin maksimal nga pak raste të Gjilanit. Kjo ishte ndeshja e jonë më e mira, nëse i krahasojmë me ato dy të parat. E kontrolluam, e menaxhuam, krijuam shumë raste, por golin e zbraztë nuk e qëlluam, andaj edhe erdhi momenti kur u dënuam”, ka thënë Tovërlani, që ka shtuar se duhet shtuar kujdes disa gjërave, së pari të kthehet efikasiteti i kampionatit të kaluar.

Dhjetë ditët pushim janë tejet të mirëseardhura për ekipin e Ferronikelit për të stabilizuar lojën./Kryelajmi/.

You Might Also Like