Libri

Do të përurohet libri “Trokitje të prushta” i autores Albina Idrizi

 

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, këtë të shtune, më 26 mars 2022, ora 12:00, nis veprimtaritë letrare të pranverës, me përurimin e librit poetik, “Trokitje të prushta” të shkrimtares Albina Idrizi, botuar kohë më parë nga shtëpia botuese ‘Beqir Musliu’.

Përurimi i librit më të ri të Albina Idrizit, mbahet në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

Për librin do të flasin, përpos botuesit, edhe redaktori prof. dr. Anton Nikë Berisha, edhe kritikët letrarë, Prend Buzhala e Nexhat Rexha.

Janë të mirëpritur krijuesit letrarë e artdashësit nga Gjilani, krahina e Anamoravës si dhe Kosova Lindore e më gjerë.

You Might Also Like