Komunikacion

Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Gjilan, 14 maj 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i trafikut Rajonalme datën 14.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, kanë ndalur vozitësin shtetas kosovar i cili drejtonte automjetin e tij me tabela vendore.

I njëjti hynë në rreth rrotullim nga ana e kundërt duke shkaktuar kundërvajtje “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjatë kontrollit të dokumenteve ka egëzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.

Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.87 promila alkool .

Të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative, si dhe automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like