Gjilan

DREJTORESHA DORUNTINA HASANI FTON QYTETARËT E GJILANIT NË KONSULTIM PUBLIK PËR PLANIN E INTEGRITETIT KOMUNAL

Më datë: 05.05.2023, është caktuar mbajtja e konsultimeve publike për Planin e Integritetit Komunal për periudhën 2023-2027, duke filluar nga ora: 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Plani për Integritet Komunal, që do të prezantojmë në këtë dëgjim publik, është i rëndësie të veçantë për qytetarët e Gjilanit, pasi që përmes këtij dokumenti pasqyrohen politikat, procedurat dhe masat lidhur me integritetin, etikën, kulturën organizative, transparencën dhe llogaridhënien komunale”, deklaroi Drejtoresha Hasani e cila ka kryesuar grupin punues për hartimin e këtij Plani.

Drejtoresha tha që ky Plan është hartuar konform Strategjisë së Kosovës kundër Korrupsionit dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit, dhe se përmes zbatimit të tij mundësohet identifikimi i rreziqeve të korrupsionit gjatë punës në komunë dhe përcaktimi i masave për parandalimin ose eliminimin e rreziqeve që vijnë nga kjo dukuri negative.

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe të gjithë palët e interesuara që të na bashkohen të Premten në dëgjim publik, pasi që inputi, komentet dhe pjesëmarrja sa më masive është tejet e rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit​” tha në fund Drejtoresha Hasani.

You Might Also Like