Shëndeti

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare në Gjilan

Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, përcollën nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore.
Nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal e deri më tash, janë vaksinuar rreth 4 mijë qytetarë.

🔹194- QMF Ramiz Cërnica
🔹808- QMF Dardania
🔹302- QMF Dheu i Bardhë
🔹104- QMF 28 Nëntori
🔹127- AMF Përlepnicë

Këto janë shifrat e sotme të raportuara nga këto qendra mjekësore.

Gjithashtu në bashkëbisedim me mjekët e infermierët u rikonfirmua edhe njëherë përkrahja e vazhdueshme e drejtorisë, në përmirësimin e kushteve dhe avancimin e shërbimeve.

You Might Also Like