Drita ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe ndaj Vushtrrisë si mysafire, të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0.
Ekipi bardh e kaltër që është në luftë për titullin e kampionit që nga minuta e parë është sulur drejt portës së vendaseve dhe që në minutën e parë, Xhevdet Shabani ka përfituar nga një gabim I mbrojtjes së vendasve dhe ka shënuar për rezultatin 0:1.
Në minutën 22, sërish gabim ka patur nga ekipi vendas, gjegjësisht nga portieri I tyre Prince Marly, kurse Haxhimusa I vëmendshëm e ka futur topin në rrjetë. Në minutën 36, pas gjuajtjes me kokë të Rexhës topi qëlloi shtyllën, kurse me rezultatin 0:2 u mbyll pjesëloja e parë.
Drita ka qenë më e mirë edhe në pjesën e dytë dhe kjo ekipit gjilanas iu shpagua në minutën 80 kur Astrit Fazliu ka shënuar nga brendia e zonës. Dy minuta më pas ka shënuar edhe Kastriot Rexha, por nga pika a bardhë dhe me rezultatin 0:4 është mbyllur ndeshja.