Dy ekipet gjilanase Drita dhe Gjilani kanë ngushëlluar të gjithë ata që kanë pësuar në aksidentin e rëndë që ka ndodhur pasditën e së enjtes në Gjilan.
Në telegramin ngushëllues të SC Gjilani është thënë:
“Në këto momente të vështira për qytetarët e qytetit tonë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, për humbjen e antarit të familjes së tyre nga aksidenti tragjik i ditës së sotme.Lutemi për gjendjen e të lënduarëve të cilat u preken nga kjo tragjedi, që ta kalojnë këtë gjendje sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre.
SC Gjilani
Gjilan,07 Mars”
Edhe Intelektualët dhe FC Drita kanë ngushëlluar ata që pësuan në aksident
“Sot ne qytetin tone ka ndodhur nje aksident mjafte i rende, andaj ne si tifogrup te gjithe te lenduareve i deshirojme sherim sa me te shpejte, kurse per familjaret e te vdekurit shprehim ngushellimet me te sinqerta”