Feronikli ka dalë të jetë ekipi me të cilin Drita ka patur më së shumti vështirësi. Gjilanasit që ia kanë dalë të ruajnë vendin e parë në tabelë, vetëm pas kohës shtesë kanë marrë frymë më lirshëm dhe ndeshjen e kanë fitur me rezultat 3:1.
Vendasit që me ngulm kanë kërkuar golin e parë, janë shtangur në minutën 30, kur Mendurim Hoti pasi ka marrë topin, me një veprim vetjak ka vënë në lajthitje mbrojtjen e Dritës dhe ka gjuajtur saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës së Rexhepit.
Drita është sulur në sulm për të shënuar golin e barazimit, por nuk ia dolën deri në minutën 63, kur Xh. Shabani ka dhënë një gjuajtje nga këndi dhe para portës është krijuar një tollovi në të cilën më së miri u gjet B. Shabani, që futi topin në rrjetë.
Të trimëruar me golin e shënuar, Drita sulmoi edhe më me ngulm dhe në minutën 74, Rexha qëlloi topin me kokë, por vetëm në tërthorëse.
Dhe kur u duk se kjo ndeshje do të përfundonte pa gola, një mbrojtës i Feroniklit intervenoi ngathtë dhe duke dashur që të heq topin, atë e preku me dorë dhe gjyqtari dha penalti. Gërbeshi mori përgjegjësinë dhe dërgoi portierin Maloku në anën e djathtë e topin në të majtën. Shkaku i ndërprerjeve të mëdha, gjyqtari dhë nëntë minuta shtesë dhe Feronikli i tëri u hodh në sulm dhe kur po e kërkonin golin e barazimit, Livoreka ndërmori një kundërsulm dhe kaloi edhe portierin që kishte boshatisur topin dhe ka harkuar në brendi, ku u gjet Kryeziu që e futi topin në portën e zbraztë.