Drita ka dominuar në mbajtjen e topit në pjesën e parë ndaj Florianës nga Malta, por në fayën e sulmit ka dështuar, derisa maltezët ishin tejet konkret dhe me meritë e mbyllën pjesën e parë në epërsi me rezultat 0 me 1.
Mysafirët të parët kanë rrezikuar nëpërmjet boshnjakut Dervishagiq në minutën e 10, por gjuajtja e tij nga largësia është devijuar dhe ka përfunduar mbi portën e Faton Malokut.
Në minutën 40, pasi është shërbyer nga mesi i fushës, sulmuesi i krahut Mbong, nga 17 metra me një gjuajtje të saktë në këndin e poshtëm të majtë ka mposhtur Malokun.
Në minutën 42, Drita ka mundur të pësojë edhe një gol, por Bermanin që shpërtheu nga e majta e ndali portieri Maloku./kryelajmi.com/.





