Futboll

Drita shënonte, VAR anulonte

Liria dhe Drita janë ndarë pa gola në ndeshjen e xhiros së Dytë të Superligës së Kosovës në futboll, në një ndeshje në të cilën gjilanasit kanë shënuar tri herë, por që të tre golat janë anuluar pas intervenimit të sistemit VAR.

Liria ka qenë më e mirë në fillim të ndeshjes dhe shumë lehtë ka mundur të vije në epërsi, por në dy raste shumë të mira ka dështuar sulmuesi i tyre në anën e majtë Tjiueza.

Fillimisht në minutën 13 Tjiueza ishte i vetmuar para portierit Smakiqi, por u ngatërrua dhe rasti shkoi në pa kthim. Dy minuta më vonë i njëjti lojtarë është shërbyer shumë mirë nga Megameno, por nga një pozitë shumë e mirë e qëlloi vetëm rrjetën e jashtme.

Drita ka shënuar në minutën 25, kur Ajzeraj nga e majta harkoi për Besnik Krasniqin, që nga afërsia shënoi me kokë, por pas konsultimit me VAR goli u anulua. Rast të mirë pati edhe Selmani i Dritës që nga 19 metra gjuajti mbi portë, kurse pak para mbylljes së pjesës së parë ka shënuar Ajzeraj nga afërsia, por sërish goli i Dritës është anuluar për pozitë jashtë loje.

Në minutën 55, Dupe i Lirisë për pak sa nuk shënoi autogol, ngase duke dashur të shmang rrezikun gjuajti në portë të vet, por Hodaj ishte i vëmendshëm dhe shpëtoi gol të sigurt. Një minutë më vonë, një gjuajtje e Tijuezës u prit nga mbrojtja e Dritës e në topin e kthyer gjuajti Likaj, por topi shkoi jashtë.

Drita ka shënuar gol sërish në minutën 79, por gjuajtja e me kokë e Dabiqaj që u fut në rrjetë u anulua, ngase më herët Prapashtica kishte qenë në pozitë jashtë loje dhe rezultati mbeti 0:0.

Në javën e ardhshme, Drita në fushë të vet e pret Ballkanin në derbin e xhiros së tretë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like