Futboll

Drita synon fitore ndaj Dukagjinit

Nuhiu: KF Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore
FC DRITA ka vazhduar me konferencën e radhës në prag të ndeshjes së 34-të kampionale, FC DRITA – KF Dukagjini.
Kryetrajneri ynë, Ardian Nuhiu në këtë rast theksoi se kundërshtari i nesërm meriton rrespekt maksimal.
“Kundërshtari ka një formë të jashtëzakonshme dhe ka bërë një gjysmëstinor të mirë, ka futbollist cilësor që e njohin kampionatin. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të mbyllim pikat kryesore të tyre dhe t’i shfrytëzojmë aftësitë apo potencialin e skuadrës sonë. Duhet që si grup të dalim te loja jonë, sepse ne po luajmë mirë, po krijojmë por duhet të jemi edhe të përqëndruar për të fituar këtë ndeshje”, theksoi Nuhiu.
Ndërsa, optimist u shpreh edhe futbollisti, Almir Kryeziu, i cili theksoi se në cdo ndeshje të mbetur kampionale do ta japin maksimumin.
“Na pret një ndeshje e vështirë, sepse KF Dukagjini po kalon një formë të mirë dhe kanë lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Por, besoj që me përgatitjet që i kemi bërë këto ditë të marrim fitore dhe këto tri pikë”, deklaroi Kryeziu.
Sa i përket formacionit, kryetrajneri Nuhiu theksoi se nga ndeshja në ndeshje kemi bërë ndryshime, por skuadra duhet ta ruajë formën edhe për ndeshjen finale të Kupës.
“Do të mundohemi që të gjithë të marrin minuta, por gjithmonë duke pasur kujdes që futbollistët të ruajnë edhe formën që kanë për ndeshjen e finales së Kupës. Jam i biindur se gjithmonë secili që është në stol dhe secili që futet në fushë do të bëjë maksimumin. Prandaj, do të mundohemi të krijojmë hapësirë për të pasur një pasqyrë për formën e secilit futbollistë, por gjithmonë duke pasur kujdes me formacionin bazë, sepse ata duhet ta ruajne formen”, potencoi Nuhiu
Sipas tij, në tri ndeshje të fundit DRITA do të mundohet të marrë maksimumin dhe do ta rrespektojë kampionatin.
Në ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari, Arbnor Muja po stërvit me grupin por ende nuk është gati, ndërsa gjatë ditës ka pasur disa shqetësime edhe kapiteni, Ardian Limani.
Ndeshja e xhiros së 34-të, FC DRITA – KF Dukagjini zhvillohet nesër, e diele , ora 15:00 stadiumi me bari sintetik (te rrethi) në Gjilan.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/cSbG7LC7yp/

You Might Also Like