Arti pamor

Duke u përgatitur për ekspozitën kushtuar festës së 28 Nëntorit!

Ne, disa nga nxënësit e klasëve të dhjeta për nderë të festës së 28 Nëntorit jemi duke e përgatitur një ekspozitë.

Në kabinetin e lëndës së Artit Figurativ për rreth dy javë jemi duke pikturuar në telajo me ngjyra temper dhe akrilik, nën vëzhgimin herë pas here të mësimdhënëses Magbule Xhemaili. Ndërsa materialet shpenzuese u siguruan nga shkolla nën përkrahjen e vazhdueshme të zv.Drejtorit të shkollës Agim Asllani.

Me piktura me të cilat vëmë në pah kreativitetin dhe krenarinë ndaj popullit shqiptar. Në këto telajo të formateve të ndryshme ne nxënësit u munduam të sjellim një risi për nga idetë, për shkak se disa nga pikturat morën për inspirim veshjet kombëtare dhe qilimat që ishin punuar dikur në vegje në artin popullor shqiptar.

Ndërsa një grup tjetër i nxënësve ka radhitur në pano kartolinat të cilat u sollën nga nxënësit, gjithmonë me ngjyrat kuq e zi, bazuar në flamurin tonë kombëtar.

Urime!

Doruntina Elezi X/6

You Might Also Like