Futboll

Dy ekipe nga Anamorava në Ligën e Parë – Grupi B

 

Edhe sivjet Liga e Parë e Kosovës në Futboll do të jetë e ndarë në dy grupe, A dhe B.

 

Ekipet nga Rajoni i Anamoravës edhe sivjet garat do t’i zhvillojnë në Grupin B dhe sivjet në këtë grup do të vazhdojnë të jenë dy ekipe, një nga Komuna e Vitisë – Vllaznia e Pozharanit dhe një nga Komuna e Kamenicës – Kika e Hogoshtit. Gjilani si qytet më i madh i Anamoravës nuk do të ketë asnjë ekip në Ligën e Parë, por është ndër qytetet e rralla që i ka dy ekipe në Superligë – Dritën dhe Gjilanin, bile të dyja sivjet do të luajnë në Evropë, në  Europa Conference League./kryelajmi.com/.

 

 

Liga e Parë për sezonin 2023/24:

Grupi A: Drenica, Dinamo, Trepça ’89, Vëllaznimi, Istogu, Trepça, Rahoveci, Suhareka, Rilindja 1974, Phoenix.

Grupi B: Ferizaj, Ulpiana, Vushtrria, Flamurtari, Kika, Vllaznia e Pozhoranit, Vjosa, Shkëndija Hajvali, 2 Korriku, Ramiz Sadiku.

Kryelajmi.com

You Might Also Like