Gjilan

Edhe Blerim Haziri i hynë garës politike

I bindur në proverbin se: “Veprimet e njëjta nuk sjellin ndryshime”, vendosa që ftesës të kryesisë së VETËVENDOSJES dega në Gjilan, t’i përgjigjem pozitivisht që edhe unë të jem njëri ndër kandidatët për Asamble komunale nga radhët e kësaj Lëvizje.
Të nderuar familjarë, kolegë, e miq!
E kam menduar gjatë këtë punë dhe kam medituar se a jam unë për politike, apo jo?
Përgjigjen e kësaj pyetje e kam gjetur duke u mbështetur te thënia e pavdekshme e Erbakanit se: “Nëse myslimanët nuk merren me politikë, atëherë politika ka me u marrë me myslimanët”. Pra, shkurt e shqip po nuk u morëm me politikë, politika ka me u marrë me Ne.
Po ashtu, edhe thënia e Napoleon Bonapartit se: “Bota nuk vuan shkaku i njerëzve të ligë, por vuan shkaku i heshtjes së njerëzve të mirë”. Nëse njerëzit e aftë e me vision i frikësohen etiketimeve, paragjykimeve dhe nuk aktivizohen, atëherë për kend po krijohet hapësirë në politikë? Po krijohet po për atë kategori që po ankohemi nga ta dhe do të ankohemi edhe në ditët në vijim.
E ka thënë edhe Abraham Lincolni se: “Vota është më e rrezikshme se plumbi, sepse me plumb e mbyt një njeri, ndërsa me votë e mbytni të ardhmen e fëmijëve Tuaj”. Prandaj, para se me votu, apo me zgjedhë se kujt do t’i ndihmoni, ju lutem gjeni pak kohë, duke e studiuar personin që do ta votoni, ndihmoni, e përkrahni.
Mos e mbytni një shoqëri shkaku i një interesi personal!
Kuvendi Komunal ka nevojë për individë të shkolluar, që kanë ide, vizion dhe vazhdimisht bashkëpunojnë me qytetarë dhe nuk njihen në qytet si gënjeshtarë, të pandershëm, e të korruptuar, prandaj ju lus që t’i ndihmoni këta kandidat, sepse përgjegjësia e votës është përgjegjësi e madhe dhe pjesë e së keqes do të jesh edhe Ti, nëse nuk e mbështet dhe nuk e voton të duhurin.
Prandaj, të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, Kërkoj mbështetjen tuaj që në zgjedhjet komunale të më përkrahni, loboni, e të më votoni, dhe ju siguroj që nëse do të kaloj si asamblist nuk do të ju zhgënjej, por do të jem zëri i arsyes.
Me shumë respekt,
Kandidati për Asamble komunale,
nga radhët e Lëvizjes “VETËVENDOSJE”
Blerim HAZIRI

You Might Also Like