Transferi i rradhës te KV DRITA e cila fillon kompletimi e ekipit për stinorin e ri.
Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Qendra e mirënjohur e Kombtares së Kosovës Valmira Ramadani.
Valmira kthehet pas dy vitesh te Kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrieres së saj.
Te Drita tani vjen edhe ardhja e re qe eshte ne poziten e qendrës, e kush tjeter pos Valmirës… sa të shohësh levizjet, aftësitë dhe shpirtin luftarak që posedon Valmira pak duhet ta kuptosh volejbollin dhe të thuash që pikërishtë Valmira është një nga lojtaret më të mira Kosovare në pozite e saj.
Vajza 25 vjeqare nga Ferizaj që karrierën e kishte filluar te KV Kastrioti nga Ferizaj për ta vazhduar te Drita jonë ku u shpall Kampion dhe mandej dy vitet e fundit te KV Fer Volley nga Ferizaj, kthehet prap te Drita të cilën prap e gjen Kampion e këtë vit Valmira së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim-fitore në qdo ndeshje në Kosovë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” si dhe paraqitje sa më të mirë në ndeshjet ndërkombëtare ku Drita jonë do të merr pjesë.
Mirë se i bashkangjites Familjes Drita Valmira.