Sportet luftarake

Edonis Beqiri kryqëzon dorezat me gjeorgjianin Tamaz Izoria

 
Gjilan – Boksieri shqiptar me prejardhje nga Makreshi i Gjilanit, po bën emër në boksin profesionist. Beqiri i cili jeton dhe vepron në Gjermani, gjerë më tani ka zhvilluar 6 meqe profesionale, tri prej tyre kundërshtarët e kanëshijuar përfundimin me nokaut, ndërsa 3 të tjerat i ka fituar me vendime unanime nga gjyqtarët.
Meqin e radhës Beqiri, do ta zhvillon në “Boxhalle Marzahn” në Berlin të Gjermanisë me 23 dhjetor, përball boksierit nga Gjeorgjia Tamaz Izoria.
Boksieri nga Gjeorgjia, gjerë më tani ka zhvilluar 5 meqe, 4 i ka të fituara ndërsa një meq ka pësuar nokaut nga kundërshtari i tij, por siq bëhet e ditur është një boksier jashtëzakonisht i fort në mes litarve ndërsa ka edhe një gjatësi prej 1.70cm.
Për boksierin shqiptar, Edonis Beqirin, edhe ky meq është si të gjithë meqet tjera dhe pret që këtë vit ta përmbyll me fitore spektakulare.
“Jam përgaditur maksimalisht, asgjë nuk i kam lën të rastit, nën drejtimin e trajnerit tim, Otto Ramin, kam punuar me intenzitet të lart që të jem sa më i përgaditu, kundërshtari im është një boksier mjaft i fort me një përvoj të mirë në mes ringut por unë do të vazhdoj me fitore pasiqë kam një shtab shum profesional në ekipin tim, jam shum i bindur në fitoren e radhës dhe këtë fitore do t’ja dedikoj shqiptarëve kudo që janë për festat e fundvitit”, ka bër të ditur, Edonis Beqiri.

You Might Also Like