Shkruan: Bashkim Isufi
Është shqetësuese që një klub me traditë si Klubi i Basketbollit Drita të mbetet pa të drejtën e garimit në Superligën e Kosovës, jo për mungesë të rezultateve sportive apo organizimit, por për mungesë të kushteve teknike të nevojshme.
Moslicencimi i klubit për shkak të mungesës së një palestre sportive të licencuar është pasojë e moskrijimit me kohë të kushteve të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit sportiv. Zvarritja e punimeve për renovimin e palestrës ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për klubin, sportistët dhe qytetin.
KB Drita nuk e meritonte këtë.




