Gjilan

Alban Hyseni: Nexhmedin Ymeri do të kujtohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në gazetarisë

Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur të Radio Gjilanit, Nexhmedin Ymeri.
Nexhmedini do të kujtohet gjatë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe të informimit në komunën tonë. Zëri i tij në Radio Gjilan do t’u mungojë të gjithë qytetarëve tanë.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve, kolegëve gazetarë dhe të gjithë atyre që e njohën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

You Might Also Like