SPORTI

Elhami Shabani, sportisti më i mirë i Gjilanit për vitin 2022

Elhami Shabani, karateist në Klubin e Karatesë Drita nga Gjilani është shpallur sportisti më i mirë i Gjilanit për vitin 2022. Ceremonia e shpalljes të më të mirëve është mbajtur në Sallën e Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan, shkruan kryelajmi.com

Karateistit Elhami Shabani i është dhënë ky çmim me motivacion për sukseset e arritura në garat vendore dhe ato ndërkombëtare. Ai është fitues i Medaljes së Bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë, Kampion i Kosovës në Karate dhe fitues i shumë turneve të ndryshme në vend, rajon dhe botë. Çmimin e sportistit më të mirë të Gjilanit për vitin 2022 atij ia ka dhënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./kryelajmi.com/.

You Might Also Like