Gjilan

Alban Hyseni: Komuna zotohet se do t’i mbështes sportistët, artistët e rininë

Këtë të enjte në Gjilan është mbajtur ceremonia e shpalljes të më të mirëve në Sport, Kulturë e Rini, ngjarje kjo që është mbajtur në Sallën e Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan, shkruan kryelajmi.com.

Në këtë ngjarje të fundvitit, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit ka theksuar se gjithmonë është e vështirë përzgjedhja e më të mirëve, ngase është një garë e vështirë për të përzgjedhur ku ka njerëz shumë aktivë, që japin shumë për qytetin. Ai ka thënë se sivjet komuna ka përcaktur edhe një lloj motivimi financiar për më të mirët e që ka munguar më herët. Ai tha se nga viti i ardhshëm do të jepen edhe bursa për sportistët e dalluar, do të mbështeten edhe më shumë, ngase Gjilani identifikohet me shumë sportistë, artistë, tetari i Gjilanit mori çmim ndërkombëtar, të rinjtë po tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare. “Do të tentojmë që t’ju mbështesim e t’u përgjigjemi kërkesave tuaja. Qëndroni krah nesh, jepini këshilla e sugjerime”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like