Kombëtarja e Kosovës U18 (vajzat) ka përmbyllur sot kampin treditor stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë kamp me plot sukses stërvitjet i ka zhvilluar edhe njëra nga lojtaret më të dalluara, Ema Maliqi, e cila bashkë me bashkëlojtaret e saja e gatshme e pret këtë sfidë të madhe.
Pas përfundimit të përgatitjeve, vajzat tona nesër udhëtojnë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinën e futbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Me përkushtim, punë dhe krenari për fanellën dardane, vajzat e drejtuara nga Albina Rrahmani janë gati për këtë përvojë të re ndërkombëtare.
Dardanet do të luajnë me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë dhe gjithsesi se Ema Maliqi sërish do të shkëlqejë edhe në këtë ngjarje të madhe sportive. /kryelajmi.com/.


