Eni Ademi, nxënëse e Shkollës së Muzikës në Gjilan ka shkëlqyer në Spanjë me paraqitjen e saj në piano. Shkolla në të cilën mëson ajo e ka përgëzuar nëpërmjet një postimi në të cilin thuhet se me krenari të veçantë ndajmë suksesin e nxënëses sonë, Eni Ademi, e cila përfaqësoi me dinjitet shkollën tonë dhe vendin tonë në Spanjë në fushën e pianos.
Eni ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në këtë aktivitet artistik ndërkombëtar, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe nivel të lartë interpretimi. Përfaqësimi i saj është një arritje e rëndësishme dhe një burim krenarie për shkollën tonë.
Eni është nxënëse e profesoreshës Dafina Bajrami , nën udhëheqjen e së cilës vazhdon të zhvillojë talentin dhe dashurinë për muzikën.
Falënderojmë profesorin e akademisë Balkan Thalberg Piano Giuseppe Devastato , për mundësinë që po u jep këtyre talenteve të rinj të performojnë në skenat evropiane.
Shkolla e Muzikës dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan i uruan Enit suksese të shumta në rrugëtimin e saj artistik dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë të na bëjë krenarë me arritjet e saj. /kryelajmi.com/.





