Pas një pune me dekada të tëra në arsim, këtë të premte është pensionuar profesori i ekonomisë, Naim Murtezi.
Ai ka punuar në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, kurse për t’i uruar ditëlindjen e 65-të dhe për t’i uruar njëkohësisht edhe pensionimin, në këtë shkollë është shtruar një koktej rasti nga kolegët e shkollës.
Profesor Naim Murtezi ishte shembull i një mësimdhënësi të urtë dhe të përkushtuar në punën e tij për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, andaj të gjithë ata që e njohën i urojnë pensioniomin, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur. /kryelajmi.com/.