Futboll

FC Drita: Gjashtë shkuan po aq erdhën

Klubi i Futbollit Drita nuk ia kishte qëlluar me përforcime në stinorin vjeshtor. Kampioni aktual i Kosovës ka vuajtur shumë, sidomos në repartin sulmues, andaj u desh që këtë dimër të vihet në kërkim të lojtarëve sulmues dhe të një portier cilësor.

Drita ka larguar gjashtë lojtarë dhe ka angazhuar gjashtë të tjerë. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka angazhuar Përparim Osmanin,  Sedat Berishën, Mario Kirevin, Festim Krasniqin, Klajdi Burban dhe  Kyrian Nëabuezen, kurse nga FC Drita janë larguar  Eri Lamçja, Arbër Shala, Edenilson Bergonsi, Ervis Kaja, Edvan Bakaj dhe Viktor Kuka (huazim te FC Ferizaj)

You Might Also Like