Futboll

FC Drita në shifra e fakte në kampionatin 2022/2023

Shkruan: Enver Sadiku

E nisën me kryetrajnerin nga Shkupi Ardian Nuhiji,  e vazhduan me kosovarin Arsim Thaqi dhe e përfunduan kampionatin me grekun Akis Vavalis. Tre kryetrajnerë u ndërruan dhe në fund FC Drita doli nënkampione, megjithëse pak xhiro para përfundimit të kampionatit sigurt po marshonin drejt titullit kampion.

FC Drita duhet të kënaqet me epitetin e nënkampionit dhe sivjet do të luajë në Europa Conference League. Po cilat janë të arriturat e klubit bardh e kaltër nga Gjilani në shifra e fakte.

FC Drita, nga 108 pikë të mundshme, ka marrë 70 pikë, apo 64,81 përqind të pikëve. Gjatë kampionatit 2022/2023, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 63 herë, apo mesatarisht 1.75 gola për ndeshje, kurse portierët e saj 31 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan 1,16 gola për ndeshje. Ajo nga 36 ndeshje të zhvilluara pati 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.

Golashënuesi më i mirë i Dritës ishte Besnik Krasniqi me 14 gola, nga të cilët 13 i shënoi nga pika e bardhë e ai ishte autor edhe i një autogoli, i pasuar nga verio-maqedonasi Marko Simonovski, i cili ka shënuar 12 herë, Ardit Tahiri ka shënuar 6 gola, sa shënoi edhe Blend Baftiu.

Dështimin më të madh në vitin 2022, Drita e pati në ndeshjen për Kupën e Kosovës, kur që në nismë është mposhtur nga Liria e Prizrenit në fushë të vetë me rezultat 1:2, gjë e cila bëri që FC Drita të shkëput kontratën me kryetrajnerin e saj Ardian Nuhiu, kurse ndër dështimet më të papërmbajtshme mund të ceken ato në fund të kampionatit, kur nga tri ndeshje radhazi që ishin vendimtare për titullin kampion, arriti të arkëtojë vetëm 1 pikë.

Rezultatet në 36 xhiro sa i zhvilloi FC Drita:

Trepça ’89 – Drita 2:2

Drita – Dukagjini 1:0

Prishtina – Drita 0:0

Ferizaj – Drita 1:1

Drita – Llapi 4:0

Ballkani – Drita 0:2

Drita – Gjilani 4:1

Malisheva – Drita 2:4

Drita – Drenica 2:1

Drita – Trepça ’89 3:1

Dukagjini – Drita 0:1

Drita – Prishtina 1:2

Drita – Ferizaj 1:0

Llapi – Drita 4:1

Drita – Ballkani 2:2

Gjilani – Drita 1:1

Drita – Malisheva 3:1 (largohet kryetrajneri Ardijan Nuhiji)

Drenica – Drita 1:3 (ndeshjen e udhëheq trajneri Afrim Shahini)

Trepça ’89 – Drita 1:0 (ndeshjen e udhëhoqi kryetrajneri i ri Arsim Thaqi)

Drita – Dukagjini 5:1

Prishtina – Drita 1:2

Ferizaj – Drita 2:1

Drita – Llapi 2:0

Ballkani – Drita 1:1

Drita – Gjilani 1:0

Malisheva – Drita 0:0

Drita – Drenica 3:0

Drita – Trepça ’89 1:1

Dukagjini – Drita 0:0 (largohet kryetrajneri Arsim Thaqi)

Drita – Prishtina 1:0 (ndeshjen e udhëhoqi trajneri Afrim Shahini)

Drita – Ferizaj 3:0 (ndeshjen e udhëhoqi kryetrajneri i ri Akis Vavalis)

Llapi – Drita 0:2

Drita – Ballkani 1:2

Gjilani – Drita 1:1

Drita – Malisheva 0:1

Drenica – Drita 1:3 (mbyllet kampionati, FC Drita zë pozitën e dytë)./kryelajmi.com/.

You Might Also Like