Futboll

FC Drita vazhdon ëndrrën evropiane

Ndeshja e dytë në mes të Dritës dhe Breidablik është mbyllur në Zahir Pajaziti, me Intelektualët të cilët kualifikohen tutje, me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me bardhekaltërit që patën iniciativën gjatë 45 minutave të para, shkruan Gazeta OLLE.

Gjithësesi islandezët kanë rrezikuar me goditje nga distanca në dy raste, duke kërcënuar portën e Faton Malokut.

Pjesa e dytë i takoj e gjitha Dritës, ku pas një aksioni fenomenal të ndërtuar nga Zylfiu, shënoj Kastriot Selmani për epërsiën e skuadrës së tij.
Drita arriti fitore 1-0 në këtë takim, rezultat i cili mjaftoj skuadrës së Zekirija Ramadanit të prek rrethin e tretë në Ligën e Konferencës.

You Might Also Like