Futboll

Fitore e madhe e Gjilanit

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 1:0 në ballafaqim me Drenicën, me golin e vetëm të cilin e ka shënuar futbollisti nga Shqipëria, Vilfor Hysa.

Fitorja për ekipin kuq e bardhë është edhe më e madhe kur dihet se në këtë ndeshje nuk janë paraqitur asnjëri nga përforcimet që nuk janë shqiptarë.

Gjilani e ka dominuar ndeshjen dhe raste të mira ka patur edhe në pjesën e parë, por edhe në të dytën, ndërkohë që edhe Drenica është treguar e rrezikshme.

Goli i vetëm i Gjilanit ka ardhur në minutën 84, kur pas bashkëveprimit ndërmjet Pepës e Hysës, ky i fundit ka realizuar nga afërsia.

You Might Also Like