Futboll

Genc Sermaxhaj e ka këndellur Kikën

E mori Kikën kur ishte në një pozitë tejet të vështirë e tashti ekipi hogoshtas është në pozitë shumë më të mirë dhe me gjasa reale që të shpëtojë nga rënia nga Liga e Parë. Genc Sermaxhaj, kryetrajner edhe vetë me prejardhje nga Hogoshti, me gjithë rrezqet pa hezitim mori drejtimin e KF Kika, për t’a kthyer atë në një ekip tejet serioz.

Prej se e mori drejtimin e klubit në janar, Sermaxhaj me Kikën kanë marrë 3 fitore duke e larguar nga zona e rrezikshme,

Me buxhet të vogël dhe me futbollistë të rinj, Sermaxhaj po bën mrekulli me Kikën.

Ish-mesfushori i Gjilanit, Dritës dhe Prishtinës është i destinuar të bëj një karrierë të madhe edhe si trajner, shkruan gazeta olle.

Për Sermaxhajn, ky është klubi i parë në kategorinë senior dhe ai po bën shumë mirë, njësoj siç kishte bërë edhe në grupmoshat e Gjilanit dhe Dritës.

\

You Might Also Like