Futboll

Gjilani-Drenica ndeshja e radhës testuese për kuq e bardhët

Gjilan, 29 Korrik 2019-Ekipi i Gjilanit këtë mesjavë do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese.

Kundërshtari i radhës Gjilanit do të jetë skuadra e Drenicës, e cila do të udhëtoj drejt Gjilanit për tu ballafaquar me skuadrën kuq e bardh.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës zhvillohet këtë të enjëte (01.08.2019), në stadiumin ” Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, me fillim nga ora 17:00.

Kujtojmë se Gjilani paraprakisht ka zhvilluar 5 ndeshje kontrolluese, ndërsa kjo me Drenicën, e cila zhvillohet pas rikthimit të skuadrës nga Mavrova, do të jetë ndeshja e 6-të kontrolluese për skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri Gentian Mezani.

You Might Also Like