LAJME

Gjilani jep edhe 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilan, 30 maj 2018 – Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë shpërndar pako ushqimore për 60 familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, që ka falënderuar shoqatën për donacionin por edhe angazhimin dhe punën e bërë në mbështetje të shumë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po japin kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje dhe ndihmë të vazhdueshme të familjeve me gjendje të rëndë sociale në komunën e Gjilanit. Kjo shoqatë me pakot ushqimore këtyre familjeve u mbushi sot sofrën me ushqime. Këto pako përmbajnë sasi të konsiderueshme të produkteve elementare ushqimore dhe higjienike, që u zgjidhin problemin për një kohë të gjatë familjeve përfituese”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Nënkryetari Ismajli me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohjen që kryetari, Lutfi Haziri, i ka dedikuar Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ta falënderuar për kontributin që ajo ka dhënë gjatë gjithë kohës në Komunën e Gjilanit në të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit të banimit për shumë familje.

You Might Also Like