Gjilan

Gjilani luan miqësore ndaj klubit nga Mali i Zi

Durrës, 21 Janar-Skuadra jonë po vijon përgaditjet në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Durrës.

Në kuadër të këtyre përgaditjeve kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe një ndeshje testuese, ku këtë herë për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Tuzi i Malit të Zi, FC Deçiç, skuadër e cila garon në elitën e futbollit malazez dhe pozicionohet e dyta në tabelë pas përfundimit të gjysmësezonit të parë.

Ndeshja Gjilani-Deçiç do të luhet ditën e premte me datë 22 janar, me fillim në ora 13:00 dhe zhvillohet në qendrën sportive Olimpik Park në Durrës.

You Might Also Like