Futboll

Gjilani mposhti Dritën në kryendeshjen e të rinjve U-17

Në mëngjesin e sotëm u zhvillua ndeshja midis grupmoshave U17 të SC Gjilanit dhe FC Dritës në Superligën e Kadetëve të Kosovës. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Brezart Ismaili mposhti me rezultat 1:0 ekipin e FC Dritës U17 të udhëhequr nga Ardian Latifi. Ishte një ndeshje me shumë duele dhe raste të shumta. Të parët që e rrezikuan portën ishin Gjilani të cilët goditën transversalen përmes mesfushorit Erion Aliu. Ekipet shkuan në pushim të barabarta. Me fillimin e pjesës së dytë, Drita pati një rast të artë, por Eniis Xhemaili nuk mundi ta godet portën dhe gjuajti mbi të. Pas rreth 70 minutash intensive ishte sërish Gjilani që rrezikoi portën por Leart Kërqeli goditi shtyllën. Ka fundi i ndeshjes, ishte  mesfushori Erion Aliu, i cili pas një goditje me distancë rreth 30 metra mposhti portierin e Intelektualëve dhe i dha golin e fitores Gjilanit. Pas festës së golit, eskaloi situata. Referi i ndeshjes dha 5 kartonë të kuq, 3 Gjilanit dhe 2 Dritës. Brezart Ismaili u nda i kënaqur me ndeshjen dhe ka cekur se ishte e gjitha e planifikuar dhe e ushtruar në stërvitje. Vlen të ceket se është sezona e tij e parë me kuq e bardhët në Superligën e Kadetëve. Gjilani ka dy fitore dhe dy humbje në këtë sezon, kurse Drita dy humbje një fitore dhe një barazim.

Drit Sadiku

You Might Also Like