Futboll

Gjilani nuk e lëshon hapin në luftë për të qenë i pari

Gjilani që nuk di për humbje në këtë kampionat, ka mëtuar që me një ritëm të tillë të vazhdojë edhe në ballafaqimin me Drenicën e Skënderajt, por ekipi që nuk di për humbje në këtë kampionat, në pjesëlojën e parë nuk ia ka arritur të gjejë golin edhe pse ka patur disa raste të mira shënimi. Gjilanasit dominuan në fushë, bile në minutën 37 Salih Kosumi i Gjilanit qëlloi shtyllën e djathtë, por pa ia dalë që të shënojë në pjesëlojën e parë.

Në minutën 59, Armend Thaqi tundi rrjetën e portierit Neziri. Ky gol erdhi pas disa rasteve të huqura.

Sami Geci që u fut në pjesën e dytë ishte i pafat, ngase në minutën 83 ka shënuar autogol dhe ka shuar shpresat e ekipit të tij se mund të bëjë diq më shumë në këtë ndeshje.

Në kohën shtesë, Drenica ia doli që të shënojë pas një harkimi nga këndi, kur Genc Hamiti ka shënuar, por posa topi është nisur nga qendra, gjyqtari ka dhënë shenjë se ndeshja ka marrë fund.

Pas dhjetë javëve në këtë kampionat, Gjilani ende nuk di për humbje, duke shënuar katër fitore dhe gjashtë barazime.

Edhe ndeshjen e ardhshme Gjilani do ta luaj në fushë të vet, por si  mysafire e ekipit të Vllaznisë së Pozharanit, e cila lojët si vendas i luan në Gjilan.

You Might Also Like