Futboll

Nuhiu: Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës pas ndeshjes deklaroi:

“Realisht bëmë ndeshje të madhe. Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium. Krijuam shumë. Të krijosh aq shumë dhe të mos shënosh, vjen ai rregulli kur nuk shënon pëson”.

“Shumë po krijomë, por pa arritur t’i konkretizojmë rastet. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në fazën e sulmit”.

“Kemi lënë pikë, të cilat duhet ti rikuperojmë në ndeshjet e radhës. Kemi pasur paraqitje të mirë, por ka munguar konkretizimi”, tha Nuhiu.

You Might Also Like