Pas Jefferson Lopes është rikthyer edhe Wilber Perez te Gjilani. Drejtuesit e klubit kuqebardh kanë vendosur për ta rikthyer nga suspndimi sulmuesin nga Guatemala, derisa duelin e kupës ndaj Sharrit pritet ta nisë nga stoli i rezervave, raporton Gazetasheshi.com.
Perez ishte suspenduar së bashku me tre futbollistët e tjerë nga Amerika Latine (Mauricio Marinho, Trevin Caesar, Jefferson Lopes) për shkak se nuk kishin pranuar të luanin në një ndeshje miqësore ndaj Çamërisë, si shenjë revolte për ndalesën prej 30% të pagave për muajin tetor.
Fillimisht ishte mesfushori brazilian Jefferson Lopes i cili u rikthye në senacat stërvitore, ndërkohë nga dita e hënë është rikthyer edhe sulmuesi i kombëtares së Guatemalës Wilber Perez.
Jefferson dhe Lopes kështu me shumë mundësi do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej te gjilanasit, ndërkohë që e ardhmja e mbrojtësit brazilian Mauricio Marinho dhe sulmuesin nga Trinidad de Tobago Trevin Caesar.
/Gazeta Sheshi/