Futboll

 Gjilani vazhdon serinë e fitoreve

Gjilani ka shënuar fitore të vlefshme në ballafaqim me Drenicën në Skënnderaj dhe ka ngelur në kreun e tabelës, duke dëshmuar se sivjet ka tjera ambicje. Ekipi bardh e kuq ka ngadhënjyer me rezultat 2 :0, duke shënuar në secilën pjesë nga një herë.

Goli i parë erdhi në minutën 16, kur pas harkimit të Kushtrim Shabani, Gerhard Progni u gjet bukur në zonë dhe me kokë realizoi për 0-1.

Në vazhdim të dy ekipet patën raste të mira, por rezultati ngeli i pandryshueshëm 0 :1 për Gjilanin. Pak para se të përfundojë pjesa e parë, trajneri i Drenicës u përjashtua nga bankina, ngase shkaku i protestave dy herë u ndëshkua me karton të verdhë.

Goli i dytë ka ardhur në minutën 64, kur Fjori Januzi nga largësia ka shënuar një gol të bukur.

Dhjetë minuta më pas, Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë, ngase Muhamed Useini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e mbetur të lojës, Gjilani diti të ruaj rezultatin dhe ndeshja përfundoi 0 :2 në të mirë të mysafirëve.

 

 Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Hamiti, Mustafa, Hysa, Mëziu, Harmon.  Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjilani: Haxhihamza, Rapa, Kastrati, Ferreira, Frashëri, Shabani, Useini, Jonuzi, Greca, Progni Busiç.  Kryetrajner: Gentjan Mezani

You Might Also Like