Viti

Halit Alidema aktivisti që 33 vite nuk iu nda punës në ndihmë familjeve skamnore

Sot mbushën 33 vite që kur ka nisur punën protagonisti i këtij shkrimi, Halit Alidema, me aktivitete dhe pune të një humanisti, i cili që nga dita e parë nuk është ndalur, edhe pse fillimi i punës në kuadër të Shoqatës Bamirëse “Nënë Tereza” nuk ishte edhe aq i lehtë, sepse pos mungesës së gjerave nga më të ndryshme të sjella nga humanistët edhe shpërndarja e tyre deri te skamnoret që kishin nevojë për to nuk ishte i lehtë. Kjo ngase organet e atëhershme të dhunshme serbe që ishin instaluar në Kosovë nuk e lejonin shpërndarjen e tyre dhe i konfiskonin ato, por edhe i maltretonin shpërndarësit e këtyre ndihmave, duke tentuar në këtë mënyrë që popullata t’i nënshtroheshin këtyre dhunuesve.

Por, kjo nuk e pengoi Halitin dhe të tjerët aktivist humanitarë që në mënyra të ndryshme t’u dalin në ndihmë qytetarëve. Dihet se nga viti 1990 shumë punëtorë dhunshëm ishin larguar nga puna nga pushtuesit serbë dhe kjo e kishte rënduar shumë jetën e qytetarëve . Halit Alidema , ishte njeri nga themeluesit e SHBH ”Nënë Tereza”, dega në Pozharan që në vitin 1992 dhe së bashku edhe me stafin e kësaj shoqate gjithnjë ishte në krye të detyrës e edhe sot Haliti është në këtë Shoqatë si Koordinator kryesor për regjion ku përfshihen pos komunës së Gjilanit si qendër regjionale edhe komuanat Kamenicë, N.Bërd, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit.

Edhe tani kjo shoqatë është shumë aktive në punën e saj humanitare duke shpërndarë ndihma nga më të ndryshme nga ato në gjëra ushqimore dhe në veshmbathje por edhe nga projektet e ndryshme humanitare të ofruara nga donatorët.

You Might Also Like