Futboll

Hapen shtigjet për mbajtjen e Kuvendit të KF Gjilani

Brenda një jave, Klubi i Futbollit Gjilani do të mbajë Kuvendin e Klubit. Donatorët e deridjeshëm të KF Gjilani janë tërhequr dhe për këtë qëllim është formuar një Këshill Iniciues, i cili përbëhet prej tre vetave dhe i cili këtë të premte do të dorëzojë në komunë kërkesën  për mbajtjen e Kuvendin të Klubit, i cili pritet të mbahet me afat prej 7 ditësh.

Ky këshill do të udhëheq me klubin deri në zgjedhjen e kryesisë së re, e cila pritet që të zgjidhet javën e ardhshme, kurse sipas një njoftim të këtij këshilli obligimet e mbetura tek lojtarët do të jepen duke kontaktuar me secilin personalisht nga personi përgjegjës.

You Might Also Like