Viti

Hasan Alia, kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendit e Kosovës kërkon besimin e qytetarëve !

Hasan Alia, një ndër aktivistët më të devotshem për ceshtjen kombëtare dhe një njeri dhe intelektual I dëshmuar dhe shumë meritor e që nese merr besimin e qytetarëve do jetë nderë për qytetarët vitias, por edhe më gjërë që të perfaqesoj komunën e Vitisë dhe më gjërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si deputet I këtij organi më të lartë legjislativ.
Hasan Alia, jurist i diplomuar dhe me një përvojë të gjatë rreth 30 vjeqare në politikë qysh me themelimin e subjektit të parë politikë në Kosovë në kohën dhe rrethanat e mbijetëses së popullit shiqpëtarë në Kosovën e okupuar nga një pushtet I eger serb i atëhershëm iu rrekë jetes politike në LDK-në e formuar me shoket etij nga Ikona e politikës shqiqiptare Dr.Ibrahim Rugova.
Hasan Alia një pinjoll i familjes atdhetare dhe është nip luftëtarit dhe atdhetarit Hasan Remniku I cili si ballistë ishte “”mohikani””i fundit që qendroi stoikisht në luftë me armë në dorë kundër pushtetit të atëhershem sllavo- komunist dhe ishte ballisti I fundit me shok deri në vitin 1951 kur pabesishtë u vra me shokët e tij në tëntim të kalimit të kufirit Kosovë –Shqipri.
Hasan Alia është një intelektual me një përvojë të gjatë politike dhe si anëtarë I LDK-së kur dhe asnjëherë nuk iu shmang rrugës dhe frymës rugoviiane të LDK-së duke u angazhuar gjitnjë në ball të aktiviteteve partiake të LDK-së. Hasani nga vitet e 90-ta krahas aktiviteteve partiake, ishte dhe dhe punoi si veprimtar për evitimin dhe eleminimin e ngaterresave duke u angazhuar me vullentarizmin i tij në luftimin e kësaj dukurie negative dhe në pajtimin e familjeve të hasmuara në të gjitha trojet shqipta e edhe tash është aktiv në këtë veprimtari vullnetare.
Hasan Alia, morri besimin nga strukturat partiake që të nominohët njëri nga pesë kandidatët e LDK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Aktualisht Hasan Alia është në edhe nënkryetar i Komunës së Vitisë , njihet si më i votuari nga të gjitha partitë në zgjedhjet paraprake komunale në Viti.
Tani kur është momenti që të dëgjohet zëri i qytetarëve Vitias, në Organin më të lartë Legjislativ të Kosovës nga nevoja e madhe për të mbrojtur me dinjitet vlerat demokratike dhe shtetrore një burrështetas në Parlamentin e Kosovës, në një frymë me degën e LDK- së në Viti, Hasanit i kanë dhënë besatimin se fitorja e tij është nevojë edhe për komunën e Vitisë por edhe për Kosovën.
Prandaj, pa asnjë hezitim dhe ballëhapur dhe me krenari, është koha që qytetarët e kësaj komune ta mbështesin kandidaturen e tij, sepse nominimi i tij, lindi nga nevojat e tona për një shpresë më të mirë në këtë vend.
Duhet të theksohet se ata që e njohin Hasan Aliun, duhët të lobojnë tek ata që se njohin, e kami fjalën për qytetarët që janë jashtë Vitisë.

Një figurë e tillë e përgaditur si profesionalisht ashtu edhe moralisht, i duhët Parlamentit të Kosovës, i duhët qytetarëve të këtij vendi.


Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët i nderuar !
Besimin e dhënë si një udhëheqës komunal, arrite ta menagjosh si një burrshtetas, prandaj sot shteti Kosovës ka nevojë për te, aty ku e ka vendin, pra në Parlamentin e Kosovës që njëherë e përgjithmon të qkapet shteti nga ata që e kanë kapuar qe një kohë të gjatë.Prandaj anëtarë e LDK-sëm simpatozantetë e LDK-së por jo vetëm ata port ë gjithë qytetarët duhet që pa hezitim dhe pa hamendje ta votojnë LDK-në nr.134 dhe Hasan Aliun me nr.47. I priftë e mbara në rrugëtimin dhe synimet që ka ! Aziz Zuka

 

You Might Also Like