Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, mori pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar me rastin e 5- vjetorit të ndarjes nga jeta të mësuesit e veprimtarit, Elez Muja.
“Heroizmin e tij e përcaktoi mënyra se si ai jetoi jetën e tij me kontributin e dhënë ndaj familjes dhe atdheut. Do të nderohet gjithmonë nga familja e tij, fshati i tij dhe gjithë Anamorava”- tha kryetari Haziri në këtë akademi përkujtimore.