Shkruan: Jeton Rexhepi –
Isa Alimusaj , u lind në Strellc të Epërm të Deçanit. Mësimet e para për vizatim dhe pikturë i filloi nga shkolla fillore ne vendlindje, talentin ia zbuloj profesori i artit , Nimon Lokaj. Qysh në moshën 12- vjeçare, i popozoi familjes së I. Alimusaj që të vazhdoj shkollimin më tutje për art në shkollën e mesme të Arteve Aplikative në Pejë. Vazhdoi studimet për pikturë në Shkollën e Lartë Pedagogjike (Grupi i Arteve Figurative ) ne Prishtinë , e quajtur Akademia e Arteve –Drejtimi Pikturë në klasën e Akademik Muslim Mulliqi dhee kreu në vitin 1980. Studimet pas universitare në Beograd, drejtimi pikturë te prof. Aleksander LLukovic , 1983. Pas mbarimit të studimeve piktori kthehet në vendlindje për të kontribuar në fushën e arteve Pamore,dhe filloi si arsimtar i Arteve Figurative në shkollën fillore ‘’Bajram Curri’’në Izniq. Një vit më vonë profesor në shkollën e Mesme të Arteve Aplikative në Pejë. Pastaj nga viti 2001 në Universitetin e Prishtinës Fakultetit i Arteve Figurative në Lëndën e Anatomisë Plastike dhe Nudo e deri më sot. Veprimtaria Artistike e Prof. Isa Alimusaj është mjaft gjithëpërfshirëse në Kosovë ai më shumë se gjysmëshekulli aktivitet Artistik duke kontribuar mjaft në nxjerrjen e gjeneratave të reja në fushën e arteve pamore. I Alimusaj ti takon gjeneratës së dytë të piktorëve dhe është përfaqësues i frymës së Impresionizmit në Kosovë . Frymëzimet e para i kishte nga (Claude Monet 1840-1940 ) dhe ( Camille Pissarro 1830-1903 ).Në krijimtarinë artistike të Alimusaj kishte dy momente të rëndësishme për piktorin, e para ishte 1 ‘’Punimi i parë në shtypin e kohës ‘’Zëri i Rinis ‘’ në vitin 1966 i titulluar ‘’Njerëzit ‘’ ndërsa ekspozita e parë ishte ne Qendrën e Rinisë në Prishtinë në vitin 1972. Sot që ne po flasim për Piktorin Isa Alimusaj ai numëron diku mbi 20 ekspozita personale dhe shume ekspozita kolektive Brenda dhe jashtë vendit. Tematikat e Artit Figurativ të autorit janë nga historia jon dhe pafuqia për të qen si shtet i fort dhe një nivel tjetër kulture e civilizimi artistike te populli i tij, gjithmonë është preukopuar për portretin e njeriut dhe gurin profesori ka një thënie për këtë ‘’Njeriu gjithmonë më i fort se guri ‘’që nga viti 1980 ka një përkufizim të idesë dhe temës të quajtur ‘’Profile Dardane ‘’ si terme i përgjithshëm qëndron sepse te kthen tek parahistoria tek periudha e Neolitit tek gurtë të mëdhenj të quajtur ‘’Dolmenet dhe Mengieret ‘’këto Profile njerëzish që vinë nga viset të ndryshme të Kosovës I mbështjelli me petkun e gurit si fillim i një vendi që është harru nga fuqitë e mëdha me gjithë këtë vend të paeksploruar nga rrënojat e Luftërave mbi – VI – shekuj,të pa fuqishëm për ta çliruar vendin, autori paraqet përmes veprave artistike të gjitha tmerret e luftërave, masakrave, shkatërrimit, dëbimit, padrejtsive deri tek pushkatimet nga afër të shqiptarëve nga Pushtuesit shekullor Turq e Serb. Teknika e pikturimit ishte e ndryshme nga Kolazhi, Tempera, Akrelik dhe Vaj në materiale të Letrës, Pëlhurës, Reliev,etj.Tek këto tema realizoi disa cikle të Profileve Dardane që sigurisht me kalimin e kohës duken më të formësuara estetikisht nga çdo aspekt figurativ Peisazhe,Figura njeriu,kulla,male,veshje kombëtare, Gurë, fusha, Plisa, koka , Pushkë,hije, lumenj, mure, ushtarë, lisa, lule, etj. janë vetëm disa figuracione artistike si elemente të rëndësishme për idetë në pikturat e Isa Alimusaj, imagjinata kreative funksionon nga një grumbull molekulash që grumbullohen aty pranë një grimcë thellësi shpirtërore Brenda trupit të piktorit që vlon sa herë që ato e thërrasin sa herë që sëmundja vijnë trup, piktori zgjohet dhe merr forcë të shprehë ndjesinë e artikuluar ndër vite dukë shpalosur gjithë atë gjenialiteti në telajo nga vjen kjo nga vetë qenia njerëzore piktorit nga lindja e diellit në mëngjes që motivon për të folur më ngjyra më brusha pranë studios ku kalon kohën më të madhe të ditës. Dy pasione ka piktori Leximin dhe Shëtitjen pastaj këto i trajton në piktura në cikle e në tema që janë pothuaj të gjitha në formate të mëdha ndërsa e kuqja dhe e verdha konsideroj se janë dy ngjyrat e preferuara të krijuesit duke mos përjashtuar edhe ngjyrat të tjera , fillimisht në fillim të karrierës artistike më shumë pikturoi më tone bardh dhe zi dhe mundësit që të japin këto dy ngjyra gjatë përpunimit të tyre si e hirit dhe të përafërta me to, pastaj futja e gazetës si material dhe pastelit të yndyrshëm e të thatë e bën edhe më të veçantë piktorin tonë në gjuhën shprehëse dhe zgjedhjes së teknikave të pikturimit. Një realizmi duke u tretur gradual i ndërtimit të veprës së piktorit I. Alimusaj,shpërthen me një masë të caktuar ekspresivitetit emocional të krijimit të sipërfaqeve tonale me këto teknika që përmenda më lartë. Është e qartë që nuk përdor vetëm një brushë si disa piktorë kolegë të tij,piktori Isa Alimusaj ka një mjeshtëri të ndërtimit piktural të idesë dhe formatit,kompozicionit dhe imagjinatës,vendosjes dhe teknikës së pikturimit. Është një stil i artikuluar mirë në telajo,i ndërtuar ndër vite një talent i lindur me tempo të shtuar dhe me staza të gjata të pikturimit po të ishte në maratonë do të dilte kampion cdoherë. Teknikisht e arritur mjaft mirë në mënyrën e pregatitjes dhe prezantimit të veprave të piktorit tonë I.Alimusaj .Edhe pse janë munduar autorë të ndryshëm ta paraqesin piktorin në ndërtimin e cikleve në etapa të ndryshme prap konstatoj që ciklet janë më shumë studim i mirëfilltë i një teme të caktuar në fushën e artit pra,nuk largohet autori prej ‘’Profileve Dardane ‘’vet se këto profile i vendos në hapësira të ndryshme qoftë kompozicionale qoftë kohore apo edhe imagjinare në gjuhën figurative të krijuesit. Vetëm vendi ndryshon kemi raste kur figurat janë pran kullave në disa të tjera në afërsi të maleve disa të tjera në fusha e në kohë të ndryshme ajo që vlen të theksohet është ndryshimi i ngjyrave që mendoj që është fazë e ndryshimit në pikturë sepse kalimi nga ngjyrat ‘’Neutrale’’ tek ato më të preferuarat ka në përshkrim estetikë në ngritje nga ajo përvoja që vijnë ngadalë duke u përsosur ,historia na mëson që artisti me kalimin e viteve punë intensive arrin mjeshtërinë edhe në ngjyra dhe të bërit pikturë profesionale. Madhësitë horizontale të veprave të piktorit zgjedhin edhe vendin e merituar në artet kosovare,liria artistike për të provuar hapësirat të mëdha pikturale,krijon një art origjinal të pa ndikuar nga të tjerët por I frymëzuar nga disa artistë vendor dhe të huaj. Alimusaj meriton një muze gjigant të përmasave të muzeut të ( Prados në Spanjë ) të qëndrosh pran një vepre të artistit të dëshmuar në fushën e arteve pamorë do të thotë të vizitoshë veprat e ( Claude Monet ) në mënyrë virtuale 4D që mund të futesh në botën e brendshme të piktorit që reflekton pozitivitet artistik dhe mbjellë dashuri për vendin dhe njerëzit që dhanë gjithcka për këtë tokë,kjo frymë e edukimit të masave duhet të vazhdoj edhe tek gjeneratat e reja prandaj konsideroj që veprat dhe kryeveprat e piktorit të kenë vendin e merituar në historinë më të re të Kosovës edhe pse ajo është mjaftë e pasur dhe e larmishme. Vepra e titulluar ‘’Profile Dardane’’ tek e kombinuar,(115cm x 220 cm )v.1997, është dëshmia më e mirë se në qafrë e frymzuan autorin për ta krijuarë kët veper artisike që paraqetë frymën impresioniste të një realiteti I përjetuar nga vetë autori I ngjarjeve të fillim luftës në Kosovë të vitit 1997/98. Tema është e njëjtë si ajo e ( Fancisco Goya 1746-1828 ) vepra ‘’3 maji 1808’’.Ajo cka dimë ne për kët vepër është që qytetarët e Spanjës mbrojtën Kryeqytetin e tyre ndaj pushtuesve dhe si frymëzim Goya u motivua të shënoj këtë ngjarje mjaftë e rëndësishme për popullin Spanjollë,ne nuk e kemi njohur atë na sjellë piktori në tablo si një dëshmi e kohës për gjenerata që do vinë prandaj edhe piktori ynë Isa Alimusaj me mjaftë guxim dhe mjeshtëri realizoi veprën që në përmbajtje është si ajo e ‘’3 maji 1808’’ e Goyës pak mundë të vrejmë dallimet janë në stil ,në rrym artistike ndërsa thelbi i saj është i njëjtë një pikturë e ndarë në dyshë në anën e majtë njerëzit e pafajshëm të Kosovës dhe ana tjetër policia e ushtria duke drejtuar armët qytetarëve,vetëm këta kanë edhe femijë në krahë dhe ngjarja zhvillohet në Kosovë . Kemi pesë figura dardane të pozicionuara përballë tytave të armëve të okupatorit Serbë,kemi figura nga guri të shëndrruar në portrete karakteristike me forma vertikale të zgjatura dhe kë kanë forma profile portretesh që dallohen lehtë edhe gjinia e tyre,planet janë të harmonizuara me formatin e pikturës nga më I moshuari deri tek fëmija në krahë të nënës janë formalisht në pozicion statikë nuk lëvizin sepse gjithçka varet nga pala tjetër që drejtojë tashmë edhe jetë por edhe lëvizjet e tyre,kjo familje që mbron pragun e shtëpisë është viktima me pafajshme sikur të gjitha viktimat tjera që kanë të njëjtin përjetim. Tonete janë nga hirit e mbyllur deri tek e hirit e hapur dhe një kafe e çelur që përkufizon tonin e të bardhës së përlyer,është një harmoni toneshë dhe një prespektivë formash të profileve dardane ku asnjëri nuk përngjanë ose nuk përsëritet sa forma e as madhësia me gjerësine e trupave brenda kësaj vepre, një sfond I mbyllur që tregon kohën e dimrit dhe mesë natën një polici e ushtri nga ana e djathtë e pikturës tregon që janë shumë dhe të gatshëm të ekzekutojnë në prani edhe të fëmijëve duke provuar nga jeta njerëzit të pafajshëm vetëm që ishin Dardanë,ka ruajtur edhe këtu tërsinë kompozicionale duke I paraqitur ushtarët në forma tjera të fytyrave në veprën artistike,edhe pse të shëmtuara dhe të çrregulluara në pamje tregon së cfarë tmerri kanë përjetuar njerëzit në kohën e luftës në Kosovë dhe para saj ,shihet kryqi me në helmetat ushtarake të flamurit serbë është autori e paraqet mjaftë simbolike edhe pse në teknikë të kombinuar është realizuar më mjeshtëri të madhe duke marrë parasyshë edhe madhësinë e veprës ,e kaltër,e kaftë e gjelbër janë ngjyra të cilat ushtarët bartin në veshjet e tyre me një distancë mjaftë e ngjeshur që pasqyrojnë edhe numerikisht sasinë më të madhe ushtarëve në krahasim me një popullatë civile,thelbi I sajë është pushkatimi i njerëzve të pafajshëm që flasin shqip dhe janë në tokën e tyre .Ajo që duhet studiuar mirë është barazpesha e formave trupore që janë me një nivel të barabartë kompozicional dhe drita duket se futet nga ana e egzekutuesit. Përshkrimi I dritës është horizontal dhe hija duket vetem mbrapa kokave të tyre figurave të thjeshta por të dokumentuara më anë të një vepre artistike që sytë e njerëzve qajnë në formën e demoralizimit të viteve që përjetuan në Kosovë dhe një përjetim I tillë vjen edhe nga vetë autori nga ngjarjet familjare të tij edhe rrëfimeve dhe përjetimeve të njerëzve që edhe sot janë gjallë shumë ngjarje të njejta në Kosoves dhe në botë që kanë për qëllimi ndriqimin e së vërtetës historike me vepra pikturale. Vepra tjetër e titulluar ’’Pritja e njerëzve të tokës së Kuqe ‘’ e Profileve Dardane ,gërsheton me së miri se toka e kuqe është larë më gjak ajo është e ngopur mjaftë nuk duron dot me gjakderdhje aty pranë ka plotë profile formash gurësh që qëndrojnë pranë një kulle pranë një dere së kullës, disa nga to janë formash profilesh grash të rajonit të Dukagjinit disa të tjera burra disa të tjera vetë formash gurësh natyrale të gjetura në natyrën për rreth ambientit që rethon ngjarjen,një bazamet me të kuqen,që lidhet me perspektivën e gjithë tablosë kompozicionale mbi pesëmbëdhjetë figura të cilat janë të pozicioneve të ndryshme në ca të tjerë në lëvizje,një grumbull njerzish një grumbull profile Dardane që presin pafundësisht në tokën e tyre ata kanë shikime të ndryshme kanë forma të ndryshme madhësi dhe trashësi të ndryshme të gjitha të vendosura në perspektivë me njera tjetrën edhe hijezimi është majtas figurave sepse dielli vjen nga perëndimi e gjithë tablo merr një tatpjet pikturale të profileve që kanë një gjysmë realizmi piktural pritja e Gurve në hapësirë janë më shumë që ngjajnë si një civilizim në 5 ‘’ rethin e trilitit’’ në Mbretërinë e Bashkuar. Këto këtu në Pejë qëndrojnë në pozicione të ndryshme ndërsa ato vertikale ,dy botëkuptime të ndërtimit të një kohë e cila qartazi definon nocionin ‘’Guri Dardan’’ që lidhet me njeriun drejtpërdrejt nga guri që ishte mjetë I vetëm mbrojtje,gëzimi,fuqie,besimi,përjetimi,nje materie që mishërohet më njeriun I fortë si guri, këtë imagjinatë artistike e cila realizohet nga krijuesi ynë guri tekë ne ka këmbë portret ka duarë ka forma tjera gjeometrike e figurative apo edhe plasticitet muskulor që determinonë kërkesat për ta testuar këto guri Dardan,në bazamen ka ngjyra themelore e kuqe e kaltertë e verdhe, e gjelbërta eshtë më shumë besime që lidhet me njeriun tek figurat e Isa Alimusajt,e bardha është dominante e portokalli është ngjyrë sferike që mbështjellë ozonin e atmosferës pikturale,e zeza ka dy kuptime ,përshkruan hijet ,të cilat nuk janë të njëjta dhe jo në të gjitha figurat ka hije këto hije janë edhe Brenda trupit të figurave është karakteristike forma e kokave që ngjajnë me shumë artistë kosovarë,si : Rexhepi Ferri, Muhamet Shala, Agim Qavdarbasha,Adem Rusinovci,etj. janë përsëritje të këtyre kokave të vogla më trup të madh edhe tek piktori ynë Isa Alimusaj kemi po thuaj të njëjta koka në disa vepra artisitke,ndërsa në ketë vepër shamia e cila përshkruan deri tek shpatullat e disa figurave tek këto profile njerëzish, duart dhe këmbët janë karakteristikë e piktorit në imagjinatën pikturale që më shumë ndoshta përngjajnë në karakterin e vetë piktorit jo për nga madhësia reale por shndërrimi I gurëve skulptura statike e që në realitet janë një stili I ndërtimit të figurave të njeriut si tekë vepra e piktorit ( Henri Matisse 1869-1954 ) e titulluar ‘’La danse,1909’’( Vallëzimi ) që ka një ngjyrë trupi i njeriut duke vallëzuar,e ajo mundë të jetë e Kuqe,apo e kaltër,rëndësi ka kjo edhe piktori ynë e përdorë ngjyrën e bardhë si Matisse që then akademizmin në pikturë duke pikturuar vetëm më një tonë figurën e njeriut, këto figura janë blloqe të gdhendura në pikturë por më brushë dhe të renditur në tre ndërprerje kompozicionale nga më e larta tek më e vogla shkalë shkallë ,shami te llojeve të ndryshme të ngjyrave dhe viseve të Rugovës e mbshtjellura nga lartë kokës ,përshkrimi I vijave të elementeve figurative mundë ta zbërthejmë rëndësinë e motivit të pikturimit të pozicioneve nga ndryshmet në një fushë afër vendbanimit , baraspeshimë të figurave me kullën, diagonalja përcakton perspektiven në këtë vepër estetike të artistit Isa Alimusaj. Është vepër e cila rritë fokusin e planevë edhe I bënë ato më të dukshmë për publikunë planet e para të një figurë e cila nuk ka kokë vetëm trup,ndërsa afër saj qëndron një femër e cila është ulur dhe I gjithë trupi I saj është forma të lakuara plasticiteti skulpturalë,është vazhdimësi e cikëlit të ‘’Profileve Dardane’’ky trup është në qendër dhe tre gra të tjera të ulura në nanën e djathët dhe dis atë tjera qëndrim në këmbë porn ë lëvize pastaj krejt në funë të pikturimit kemi dy figura tjera,gjyshe tona të cilat hedhin farën për të mbellë të korrat tona është një atmosferë punë dhe bisede njëkohësishtë ku këto të funditë janë me shpinë të kthyër mbrapa dhe gjithë pikturën e përshkruan një gjardhë I kohës me thuprra që ka qen karakteristike e ndërtimit të murit që u zëvendsua nga tullat dhe betoni.Një sfondë i qiellitë të qetë qe tregonë kohën e verës dhe një ditë e nxetë ,e zeza ndanë planet,e gjelbërta tregon një tokë një bazamentë,pastaj e kuqja,arën e punuarë ,e kafëta kufizimin e kësaj tokë tipë të kufiritë teritorialë të kontrollitë,e kuqja e hapurë mbi trupin e firurës afër tregon forma të vajzave të reja që I dallon edhe me ngjyra që janë të përafërta me to,pastaj e verdha,veshjetë tradicionale,kostumet e ndryshme të rajonitë të dukagjinit,secili guri ka përsonazhin e vetë ngjyrën dhe madhësinë dhe funkësionin e saj moshën dhe profesionine saj,e gjelberta e hapurë tek kokatë përsonifikon moshën e mesme të vajzave të cilatë kanë funksion letësuese në raportë me të moshuarat në gjenerale.Karakterisitke levizja e Qafaës tek keto figura nga guri janë estetike janë madhështore dhe dallojn nga veprat tjera që nuk kanë donjë studimë të madhë në portrete të profileve,elegante qyshe në shikim të parë të plota tregon fuqinë dhe bukurin e sajë,një bashkëbisedim interaktivë I këtyre figurave masovike janë mëse reale në tre dimenzionalet e saj të ndërtimitë të pikturës nga vetë jeta dhe kalimi i procesitë te punës së vështirë të punës në fusha dhe ara.Të bukura në forma sferike që ngjajnë në forma kokashë zogjësh që imagjinata të bën të krijosh një realitetë tjetër të pikturimitë edhe shpërthimit të brendëshëm emocional e kulturorë,forma rubullake dhe katërorë të kësaj atmosfere punë dhe pushimitë dëshmonë se piktori n aka sjellë edhe ca motive të kësaj teme mjaftë të përhapurë në vendin tonë një realitet jo që ka qenë rutinë e përditëshme porë edhe përjetim I vetë autorit besoj që ka marrë momentë më të mira të tijë dhe ka krijuar art pamorë nga brusha dhe pëlhura me iden e pikturimitë të ngjyrave që manifestojnë gjithqka autoktone e origjinale në ndërtimin e pikturës së Isa A edhë si kryengritje por edhe si porosi artistike të një atdhetari figurativë që pasqyron një realitetë pamorë një fotografi artistike e nga aty ku mundë të shihet e gjithë pjesa që mbulon malet e bjeshkëve të nemura nëse e shohin në aspektë turistikë mundë të përfitojm mjafë sepse është një pasqyrë e mire e një pjese të rëndësishme të kosovës , shumë piktura të njohura kanë promovuarë bukurit e vendeve të tyrë si,qytete,fshatëra,bukuri natyrore,objekte të ndryshme etj,edhe pedagogu ynë Isa kapi dy monente fisnikërinë e bjeshkëve që mundë të jëtë kufiri afër apo edhe zonë e caktuar një pasqyrim real një kompozicion që tregon stinën e dimërit në kosovë se si bora qëndëron deri në pranëverë në këto bjeshkë.Thelllësi ngjyrash prespektive planeshë,deri në gjysme thellsie prespetikev tek kjo vepër pasqyron fortesën edhe në stuhi acareshë e kushteve të pa përshtatëshme për këto figura që dalin sit ë ishe stina e pranverës,të harmonizuara në disa plane këto profile shtyllashë të një krijimi të një civilizimi parahistorikë që vetë me guri mundë të konkurojm si vlerë kombëtare dhe në arte pamorë në përgjithësi ,e kët më së miri e përfaqëson vepra e piktorit I.Alimusaj ,nga një lisë me rrënjë që kanë dritë ne to e deri tek pjesa tjeter e guritë të gdhendurë me brushë një materjlizimë të studiuar deri në prefeksion që mundë të sheh ëndërrën si një realitet I pamundurë I përjetimit koloristike të toneve mbi pikturën e baraspeshuar me dy tone të kaltërta me dy të bardha pastaj me dy të verdha,këto mbulojn birën e parë në pikturë ndërsa në imagjinatë krijojnë fluturime magjepëse në gjitha këto vise të pashkelura dhe të pa ekspoloruara donjë hërë prej faktorit njeri,rrugë që përshkruajn daljën në male tjera lidhë të gjithë tablon me harmonin e vijave që definojne edhe profilet dardane porë edhe prespektivën me thellsin e qëndresës së njerëzve për ti mbrojturë keto bukuri dhe këto pasuri të vendit tonë. Si kryevepër eshtë piktura ‘’Autoportreti’’v.1996 vaj ne Pëlhurë,është njëra ndër kryeveprat e piktorit Isa Alimusaj.Mundë të ketë frymzime në një pikturë ku shprehë dëshirën për të pikturuarë vetënsiq kishin edhe piktorët si ( Rembrant, 1606-1669 )apo ( Van Gogh,1853-1890 ),nësë marrim dhe krahasojm me vepratë e piktorëve që përmendëm më lartë është vetëm një dallim që patën fatin e mirë që nuk kan lindurë në kosovë,Profili i cili është autoportretit i tijë është më një brushë në dorë ka tonë më sfondë të mbyllurë të cilatë janë grumbulluarë duke ngriturë një raportë vlershaë tonale të cilatë determinojnë pasionin për një ngrohërësi notashë të cilatë qëndërojnë mbi pentagramë ngjyrashë të varurë nga potezatë të cilatë komunikojnë më potezatë të tjerë të cilatë formojnë qelsin muzikorë ,e kompozicionaltë të veprës,thonë se tema e portretit është mjaftë I përhapurë sotë në botë edhe është njëra ndër tematë më të shtjelluara deri ëm tani,dhe karakterizohetë me elemente që mundë ta veqoj,psh,buzqeshja,shikimi,madhësia,deformimet e qëllimshme,emocionet njërzore,psikologjia,pozicionetë etj.Janë vetëm disa nga gjuha shprehëse e piktorit apo krijuesit ndaj portretit si tematikë e përhapurë,është madhështore pikori në vepër dominon arsyja nuk ka nevojë për muzikë është vetë muzika ,të merrë me vete të shetitë nëperë botë ne një rrugtimë emocionalë shpërthenë dëshira për ta parë sa herë që ndihëshë I vetmuarë të perëplasë me realitetin shikon se si njeriu nuk ka qka fshehë nga vetja,përballetë me deëshirën e të qenuritë artistë në raportë me pikturën,ajo e mbytë pasionë the thua me vete kët kam dashurë gjithmon në jetë kjo është ajo që me përfaqëson ,nuk ka maska që përpëliten karaktere tjera del dhe përballeshë me realitetein e hithurë me nje sasi vlerashë kombëtare një kombinimë me madhështorën ajo të frikëson para se të lindë drita e diellitë,të mbanë pezullë, ku secili e përshkruanë veprën si don vetë,më nuk je autori tashmë je vlera që I tregon shoqërisë se arti dhe piktura janë edukim shpirtërorë kombetarë e patriotikë ,portreti e autoportreti janë vetë historia e arkiva e gjalëë e një jetë të shpenzuarë me vulën e dëshmisë nacionale se edhe piktori ynë kët përfaqëson kujtesën kolektive ,larëtëson me brushë përsonalitëte e figura kombëtare e historike,është vetë krenaria një autoportretë që është Brenda hijeve të dyfishta plani i parë që tregonë vetë portreti edhe plani i dytë që tregon ambientinë që rethon një ambientë punë më brushë flokë karakteristtike të gjitha të thepisura e dredha ,drita bie në mesë të portretit syzetë,tregojnë kontrastinë mesë fytyrës dhe reflektimit të xhamit,pjesa më e bukër e autoportretit të Isa Alimusaj është një karakteristikë në mënyrën e pikturimit veqohetë për nga butësia pikturale që harmonizon potezatë me shtresimin e ngjyrave në raportë me vetë kërkimin deri në përfeksion të tijë.është veqori shkallëzimi I dritës me poteza brenda figurësë nuk e ndanë me vijë ajo shkrihët Brenda vetë ngjyrave në pikturë i tillë është kjo kryevepër , të tilla ishinë dhe do të jenë kryevepratë botërore së paku ata lanë mundësin e krahasimitë ndërsa ne jemi më fatë që shijomë dhe jetojmë me vepratë dhe kryevepratë e piktorit Akademikë Isa Alimusaj.
Fig.1/ ”Profile Dardane I” tek.e komb.,115×220 cm,1997 Francisco Goya “ 3 Maji “ 1308
Fig.2/ ”Profile Dardane” vaj në pëlhurë-dim.320×115 cm
Fig.3 /”Profile Dardane” vaj në pëlhurë
Fig.4 /”Profile Dardane”vaj në pëlhurë,dim 130×97
Fig.5 /”Profile Dardane” vaj në pëlhurë, 150×120 cm
Fig.6 /”Auto Portret” vaj në pëlhurë, 51×40 cm Rembrandt van Raijn Auto Portret në 1630
(Autori ka dy auto portrete ky është vetëm si shembull)