Futboll

Humbje që dhemb e Dritës

FC Drita shumë keq e ka nisur stinorin pranveror, ngase në fushë të vet  është mposhtur nga konkurrenti i drejtpërdrejt Llapi me rezultat 0:1,  shkruan kryelajmi.com.

Drita u shokua shumë herët,  kur pas një shpërthimi nga e  majta, Ramadani me urti e qëlloi portën për rezultatin 0:1.

Drita bëri përpjekje në vazhdim që të shënojë, por assesi nuk erdhi deri te goli.  Pos Dritës edhe Llapi ka  patur disa raste të mira, por deri në fund rezultati nuk ka ndryshuar dhe ndeshja është mbyllur me fitoren minimale të Llapit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like